Mesfushori Eraldo Deda nuk ka arritur dot të qëndrojë tek Apolonia dhe me shumë të ngjarë do të rikthehet sërish në Shkodër. Për më tepër që drejtuesit e Vllaznisë i kanë ofruar firmosjen e kontratës së re, proces që mund të kryhet në vijim.

Lojtari për pak ditë është stërvitur për pak ditë me Apoloninë dhe kishte dëshirë që bëhej pjesë e saj, por duket se pengesë ka qenë leja e kalimit që i mungonte nga Vllaznia.

Për ta marrë atë, kuptohet që fierakëve u duhej të paguanin një shumë të konsiderueshme në arkën e klubit shkodran dhe për këtë arsye, “Shkodra Sport” meson se ata kanë vendosur të heqin dorë nga shërbimet e këtij lojtari.

Por nga ana tjetër, mësohet se sponsori i Vllaznisë Alban Xhaferi i ka ofruar Dedës ditët e fundit një kontratë pesëvjeçare dhe gjasat janë që ai të firmosë në vijim.

Nuk përjashtohet mundësia që pas hedhjes së firmës, ai të huazohet më pas në një ekip tjetër ku të ketë hapësira për të luajtur, por një mundësi e mirë do të jetë edhe aktivizimi me ekipin U21 për të qenë gjithnjë i gatshëm për ekipin e parë./SHKODRA-SPORT.COM/