Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë në datën 7 tetor në miqësoren ndaj Armenisë që do paraprijë dy transfertat ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë për Ligën e Kombeve.

Por kombetarja jone nuk do te jete e plote. Mësohet se trajneri Edi Reja do të ndëshkojë me mosgrumbullim katër nga lojtarët tanë kyç.

Bëhet fjalë për Sokol Cikalleshin, Odise Roshin, Bekim Balaj dhe kapiteni Hysaj (ndëshkuar edhe me të kuqe), që kanë thyerr rregulloren e brendshme të ekipit Kombëtar, duke lënë grumbullimin për të marrë pjesë në fejesën e Odise Roshit.

Kjo pritet t’u kushtojë shumë lojtarëve, ndërsa do jetë Reja që në listën e bërë publike do zbardhë vendimin./newsport/