Kishte dite qe flitej dhe pasditen e sotme eshte bere realitet firma ne kontrate. Abdurrahman Fangaj do te jete pjese e Vllaznise per tre sezonet e ardhshme.

Ish- mbrojtesi i Laçit ndodhet ne fazen e rikuperimit pas nderhyrjes kirurgjikale qe ka bere ne gju megjithate na janar pritet te jete i gatshem dhe Vllaznia e ka prenotuar qe tani. Mbrojtesi shkodran rikthehet kesisoj ne shtepi.

Keshtu thuhet ne njoftimin zyrtar te klubit shkodran ku shkruhet:

“VLLAZNIA RIKTHEN EDHE ABDURRAHMAN FANGAJN

Vllaznia ka bërë realitet sot edhe një tjetër firmë në kontratë. Drejtuesit e klubit në përpjekje për të ndërtuar një ekip cilësor, vijojnë edhe punën për rikthimin e futbollistëve të talentuar shkodranë që kanë luajtur me ekipet e tjera.

Dhe i rradhës që rivishet kuqeblu është mbrojtësi Abdurraman Fangaj. Pas disa sezonesh aktivizimi në rradhët e Laçit, tashmë 23 vjeçari do të jetë pjesë e Vllaznisë.

Lojtari është në fazën e rikuperimit pas një ndërhyrje kirurgjikale që ka bërë kohët e fundit dhe për këtë arsye sot ka firmosur një parakontratë me klubin tonë e cila do të hyjë në fuqi në janarin e vitit të ardhshëm.

Me Fangajn është rënë dakord që ai të jetë pjesë e skuadrës së Vllaznisë për 3 sezonet e ardhshme. Mirë se erdhe në shtëpi Abdurrahman!”