Klubi i Llapit hedh poshtë lajmet se ish-trajneri i Skënderbeut dhe Kukësit Orges Shehi do të marrë drejtimin e skuadrës nga Podujeva.

Nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare, klubi shprehet se tekniku durrsak ka ndjekur ndeshjen e djeshme Llapi-Ballkani për të ndjekur disa nga lojtarët e rinj të ekipi llapjan.

DEKLARATA E KF LLAPIT

Duke i parë shkrimet e mbrëmjes së djeshme (30.09.2020) në lidhje me pozicionin e trajnerit të K.F. Llapi, pra spekulimet dhe gënjeshtrat kinse trajneri Orges Shehi do të marrë drejtimin e klubit, REAGOJMË dhe mohojmë të gjitha këto shkrime dhe ju njoftojmë se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Trajneri në fjalë, Orges Shehi është e vërtetë se ishte dje në ndeshjen Llapi – Ballkani, por jo në lidhje me angazhimin në shtabin teknik, por ishte në vëzhgim të të disa futbollistëve të rinj të klubit.

Andaj edhe një herë, lusim mediat elektronike dhe të shkruara që për çdo informacion të kontaktojnë zyrtarët e klubit tonë të cilët në çdo moment janë të gatshëm të ofrojnë informacione në lidhje me klubin.

Zyra për informim dhe media

Podujevë

1 tetor 2020