Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Liverpooli. Siç raportojnë mediet angleze, të kuqtë e vlerësojnë shqiptarin me një shifër rreth 20 milionë euro.

Fakti që nuk është pjesë e formacionit bazë ka bërë që drejtuesit ta nxjerrin në shitje. Prej kohesh skuadra te ndryshme kane shfaqur interesim per te, por gjerat nuk jane konkretizuar.

Interesim konkret nderkohe ka nga Zvicra, por nuk mbetet pas as Italia, apo Anglia. 28 vjeçari ka luajtur më parë për Bayern, Stoke, Basel apo edhe Inter.

Me shume mundesi, lojtari i kombetares se Kosoves do te rikthehet ne Zvicer, aty ku ndihet me mire se kudo tjeter, por gjithsesi pritet te shohim nese klubet e interesuara do te paguajne shumen qe kerkon Liverpool.