Mesfushori shqiptar i Kosovës, Eris Abedini është shumë pranë një hapi të madh nën karrierën e tij.

22-vjeçari i cili aktualisht është pjesë e Luganos në Zvicër, mësohet se ka arritur akordin me klubin e Granadës në La Liga, teksa mungon vetëm zyrtarizimi.

Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb”, Abedini, pritet që në orët e ardhshme të firmosë kontratë duke u bërë pjesë e klubit spanjoll, i cili këtë sezon do të militojë në grupet e Ligës së Europës.

Mesfushori do të firmos kontratë tre vjeçare me klubin spanjoll, duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm në arenën e futbollit Europian.