Tirana eleminohet nga Europa League pas humbjes 3-0 ndaj Young Boys në transfertën në Zvicër. Një humbje që bën që bardheblutë të ndërpresin në mes ëndrrën për të arritur në grupet e Europa League.

I ftuar në emisionin “Pressing”, trajneri i Kombëtares U-19, Nevil Dede analizoi këtë takim e gjithashtu theksoi se me fitimet që ka marrë Tirana mund të bënimin diferencën.

“1 milion euro bëjnë diferencën. Unë nuk jam ekonomist, por mendoj se 1 me 1 milion euro, duhet të jesh i aftë fizikisht të përballësh me atë ekipin (Young Boys). Ndërsa në kampionat, duhet të bësh medoemos diferencën.

E ardhmja e futbollit është “skautizmi”. Duhen gjetur lojtarë të rinj, që kanë premisë. Nuk kemi fonde të blejmë lojtarë nga 400-500 mijë euro. A janë budallenj kroatët që vijnë e marrin lojtarë këtu?”, u shpreh Dede./newsport/