Te dy jane te se njejtes datelindje- 1997, jane rritur ne te njejtin vend, kane ndjekur te njejten shkolle, kane qene sebashku tek Akademia Vllaznia per vite me rradhe, por per fat te keq, nuk kane luajtur asnjehere bashke me ekipet e te rriturve.

E kemi fjalen per portierin Alen Sherri dhe mbrojtesin Abdurrahman Fangaj. Kane qene dhe jane miq shume te mire me njeri- tjetrin dhe per rrjedhoje qendrojne shume kohe bashke kur i kane mundesite.

Por karriera e tyre ka shkuar ne drejtime te kunderta dhe per rrjedhoje nuk kane luajtur bashke ne te njejtin ekip. Fangaj qe ne vitin 2016, kur ishte 18 vjeç, u largua nga Shkodra, fillimisht per ne Puke e me pas ne Laç ku ka kaluar 4 vite shume te bukura.

Sherri nderkohe ka kaluar 4 vite tek Vllaznia dhe kete vere u largua drejt Laçit, por serish pa e gjetur Fangajn aty sepse ai vendosi te kthehej te Vllaznia. Ne kete menyre, edhe per pak disa kohe keto dy lojtare nuk do munden te jene sebashku duke luajtur ne te njejten skuader.

Megjithate ata vazhdojne te jene miq te mire dhe sapo u jepet mundesia, jane serish sebashku duke kaluar kohen e lire./SHKODRA-SPORT.COM/