Vllaznia kishte planifikuar një tjetër miqësore për këtë fundjavë, por në fakt stafi teknik ka ndryshuar mendim dhe ka preferuar të zhvillojë një test kontrolli brenda – përbrenda skuadrës.

Ka ndodhur keshtu paraditen e se premtes teksa jane vene perballe njeri- tjetrit ekipi i pare me te dytin, por gjithsesi ka patur edhe alternime lojtaresh, nderkohe qe kane munguar ne kete ndeshje kontrolli futbollistet Gurishta, Shehi, Mandiangu, Bardulla e A.hoxhaj.

Ne fund te testit te kontrollit ka qene ekipi i pare ai qe ka fituar me rezultatin 5-2. Ne pjesen e pare ka shenuar Victor da Silva dhe po ky futbollist do te shenonte dhe ne fillimin e pjeses se dyte duke i çuar shifrat ne 2-0 per ekipin e pare.

Ka reaguar ekipi i dyte dhe brenda pak minutash ka shenuar dy here, fillimisht me ane te Kalajes dhe me pas me Jonuzin duke barazuar shifrat kesisoj.

Kjo gje nuk i ka pelqyer lojtareve te ekipit te pare te cilet kane reaguar menjehere dhe kane shenuar tre gola njeri pas tjetrit, me autore Krujen, Imerin dhe Dilaver. Pra, perfundimisht 5-2 ka perfunduar kjo ndeshje kontrolli

VLLAZNIA A- VLLAZNIA B 5-2

VLLAZNIA A: Zogoviç, Lekaj, Adili, Imami, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Victor da Silva, Dilaver.

VLLAZNIA B: Qarri, Elbasani, Isufi, N. Hoxhaj, Çoba, Ramadani, Jonuzi, Kalaja, U.Hoxha, Sidorenco, Dunga.

Shenues: Victor da Silva (2), Kruja, Imeri, Dilaver/ Kalaja, Jonuzi