Nje ndeshje mjaft interesante eshte zhvilluar pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Vllaznia U21 eshte perballur ne nje miqesore me Vllaznia U19, nje takim ky qe u ka sherbyer mjaft stafeve te te dy ekipeve ne prag te nisjes se sezonit te ri.

90 minutat e kesaj miqesoreje jane fituar nga Vllaznia U21 me rezultatin 3-2. Ka spikatur ne kete takim mesfushori Eraldo Deda i cili ka dhene asistin e golit te pare, por ka shenuar vete dy te tjeret per ekipin e 21 vjeçareve kuqeblu.

Nga ana tjeter, ne pjesen e dyte Vllaznia U19 ka bere nje loje shume te mire dhe ka arritur te barazoje shifrat nga 0-2 ne 2-2, fale golave te shenuar nga Nikaj dhe supergolit te Filipit. Kur pritej goli i fitores per te, kundershtaret kane fituar nje 11-metersh qe e kane shnderruar ne gol.

Ajo qe vlen eshte fakti se kjo perballje ka qene shume interesante dhe ka dhuruar nje futboll te bukur nga te dy ekipet, ne rradhet e te cileve ka lojtare qe premtojne shume./SHKODRA-SPORT.COM/

Vllaznia U21- Vllaznia U19 3-2

Shenues: Leka, Deda (2)/ Nikaj, Filipi

Vllaznia U21: Shkoza, Peku, Sekja, Kraja, Bushaj, Mali, Leka, Duleja, Deda, Osmani, Zeneli. Tr: F. Hasani.

Vllaznia U19: Kaçaj, Elbasani, Paloka, Spahija, Smajli, Pusi, Alivoda, Papaj, Nikaj, Delaj, Perloshi. Tr: L. Zmijani

Arbitra: S. Tushaj, J. Podgorica, G. Asllani