Më 10 tetor, pra nesër, ishte paralajmëruar një protestë para kryeministrisë nga Liga Profesioniste e Futbollit.

Megjithatë, ky demonstrim i futbollistëve, trajnerëve dhe njerëzve të këtij sporti nuk do të ndodhë. Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për një grumbullim të tillë, referuar pandemisë së Covid-19, ndaj protesta nuk do të zhvillohet.

Qeveria shqiptare nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje për 4 kërkesat e tyre klubeve të Superiores, ndaj situata mbetet pezull. Bojkoti vazhdon, kampionatet kombëtare nuk kanë nisur për sezonin e ri.

Në këtë situatë, Liga ka vendosur të mbledhë presidentët e Superiores ditën e hënë, për të vendosur se çfarë do të bëjnë, cili do të jetë hapi i radhës.