Ne pritje te nisjes se kampionatit, Vllaznia vazhdon te zhvilloje ndeshje miqesore dhe nje te tille e bere edhe paraditen e sotme ndaj Vllaznia U21 te cilen e ka fituar me rezultatin e thelle 5-0.

Trajneri Brdariç ka patur mundesine qe edhe ne kete miqesore t’u jape hapesiren e duhur te gjithe lojtareve per te luajtur. Zhvillimi i ketyre takimeve eshte mundesia me e mire per stafin teknik per t’i mbajtur lojtaret te karikuar.

Duke folur pas ndeshjes se sotme, numri 1 i pankines shkodrane per “Shkodra Sport” eshte shprehur ne kete menyre per kete miqesore por edhe per gjendjen e skuadres:

“Këto ndeshje po na vlejnë për të mbajtur formën e skuadrës dhe ndeshja e sotme nga ana tjetër ishte e vlefshme sepse pata mundësi të shoh edhe futbollistët e ekipit Vllaznia U21. Ajo që na mbetet është vetëm starti i kampionatit të cilin mezi e presim.

Në këtë ndeshje aktivizuam të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion me përjashtim të atyre që dihet se janë prekur nga virusi si dhe Mandiangut që ka një problem shëndetësor, por gjithçka është nën kontroll dhe do ta shohim javën tjetër gjendjen e tij.

Ne jemi gati në çdo moment për të nisur kampionatin. Kemi vendosur disa objektiva dhe ato i kemi arritur. Jam i kënaqur dhe krenar për djemtë që stërvis, kemi një udhëtim të gjatë përpara me to, por besoj se do të jemi shumë konkurrues”./SHKODRA-SPORT.COM/