Ndeshja e sotme miqesore ne mes ekipit te pare te Vllaznise dhe atij U21, ka ngjallur interesin e te gjithe drejtuesve te klubit shkodran.

Ne fushen sportive te kompleksit “Hasaj” ne Golem, kane qene te pranishem per ta ndjekur kete perballje ne mes dy ekipeve te klubit Vllaznia, administratori Suad Lici, sponsori Alban Xhaferi, drejtori sportiv Matko Djarmati, juristi Blendi Dibra etj.

Ata kane ndjekur me interes ndeshjen dhe kuptohet qe ne vemendjen e tyre nuk ka qene vetem ekipi i pare, por edhe ai U21 i cili eshte krijuar pak kohe me pare dhe kuptohet qe ende eshte ne fazen e organizimit.

Ajo qe duhet thene eshte se drejtuesit e klubit duken shume te vendosur per te ndryshuar shume gjera ne sezonin e ri dhe jo vetem tek ekipi i pare por edhe tek Akademia dhe po ashtu edhe tek ekipi U21./SHKODRA-SPORT.COM/