Opinion nga Adriatik DOSTI

Sot e gjithe Shkodra ka qene ne feste vecmas Shkodra sportive e vecanerisht Shkodra e futbollit…
Presidenti i Republikes ka dekoruar sot me titillun e larte ”Nderi i Kombit” nje nga yjet e talentet me te medha te futbollit shkodran e atij shqiptar te madhin, ikonen e legjenden Sabah Bizi.

Faleminderi z. President, cfaredo lloj dekorate e titulli qe ti akordoni Bizit ai e meriton plotesisht madje pa e tepruar hic fare do te thoja se eshte Bizi qe i ben nder dekoratave tuaja dhe jo Dekoratat -Bizit…

I rralle e i pa perseritshem, nje mrekulli e rralle e futbollit shqiptar, nje talent qe sic thoshte i ndjeri Loro Borici lind njehere ne 100 vjet.

Ishte mbi te gjitha njeri Nobel e pastaj edhe futbollist clasi me thoshte ngahera i madhi Ali Mema sa here qe binte fjala per Sabah Bizin e madh.

E teksa mbante fjalen e rastit per dekorimin e sotem te Bizit -legjende duket se Presidenti Meta ca nga panjohurite e tija ca nga keshilltaret e keqinj qe ka reth vetes e ca nga deshira e zjarrte per ta krahasuar Yllin e futbollit shkodran e atij shqiptar me dike mes Yjeve te futbollit europian e atij boteror beri gafen e madhe teksa e krahasoi ate me te famshmin Beckenbauer te Gjermanise.

Bizi yne ishte i pakalueshem, postbllok i vertete, bllokues i shkelqyer e nje Beckenbauer i vertete yni tha nder te tjera Meta.

Mos gabo kaq banalisht o Like! Bizi ka qene e mbetet pothuajse cdo gje e bukur, e sakte dhe e mrekullueshme ne historine e Vllasznise se tij tye dashur e ne ate te futbollit shqiptar por nese do ta krahasosh me dike te pakten gjej emrin e duhur.

E per te te ardhur ne ndihme ty e keshilltareve te tu injorante dua te te kujtoj me kete rast se Sabah Bizi ne lojen e tij e ne pozicionin ku luajti pothuajse gjate gjithe karieres se tij tek Vllaznia, Partizani e ne Kombetare me se shumti me te gjitha vetite , cilesite e karakteristikat e tij si futbollist i ka perngjare me se shumti te famshmit futbollist gjerman Wolfgang Overath e askujt tjeter e ne vacanti Beckenbauerit jo e jo absolutisht JO!

Sepse Bizi ishte nje mesfushor i mirefillte krijues, organizator , sulmues e shenues egzaktesisht sic ishte Overathi ne kombetaren gjermane te cilin vete Sabahu e kishte dhe e ka ende Idhullin e tij.
Se mos e ngaterrove me Rr. Ragamin o Like se Zani ishte ashtu sic thua ti postbllok, i pakalueshem, bllokues etj etj dhe nje lloj Beckenbaueri shkodran e shqiptar per menyren e lojes se tij.

Nje keshille miqesore nga une o z.President i Shqiperise…mire ne politike qe po ben gafa te tmerreshme e qe po i fyen rende shqiptaret duke ja u deformuar banalisht historine e tyre kombetare por te pakten mos gabo kaq banalisht edhe ne sport edhe tek figura e Bizit se nuk eshte edhe aq i larget emri e kontributi i tij ne futbollin shqiptar o Like qameti ne fillim vitet 80 e mbylli karieren e tij e jo me larg.

Mire Avni Rustemin ja u paraqet shqiptareve nga nje terrorist komunist e bolshevik me pagese ne nje Hero te tyre kombetar mire Gjeneralin Esat Pasha qe mbrojti Shkodren e Atdheun e tij vazhdon tu a paraqesesh kurdohere si nje Tradhetar dhje asgje me shume mire pasuesin besnik te Enver Hoxhes…Ramiz Aline vajte dhe e puthe ne balle duke i dhene Lamtumiren e fundit…por te na i ngaterrosh edhe Bizin tone te dashur e te mrekullueshem joooo kete s’ta falim dot, ok …

Sabah, miku im i shtrenjte e i rralle, ti ta gezosh titullin, medaljen, nderimin e dekoraten e larte Nderi i Kombit sepse i tille je e ke qene kah-moti, e i tille do mbetesh ne historine e futbollit shkodran e atij shqiptar nderi e krenaria e vertete e futbollit tone kombetar e mbi te gjitha nje zotni i vertete Shkodre nje perfaqesues tipik i qytetarise , civilizimit por edhe i fisnikerise dhe i zotnillikut shkodran nje nder Yjet e shumte e te rralle te futbollit qe ka prodhuar Shkodra nder vite.