Trajneri i Kombëtares Shpresa tha për “Panorama Sport” se ishte një miqësore e vlefshme, ku ndër të tjera ra në sy Qamili.

“Na vlejti shumë kjo miqësore, sepse kishim shumë lojtarë të rinj. Mendoj se fituam një futbollist, siç është Lirim Qamili, që luan në Superligën daneze, por vetëm se ‘digjet’ shpejt sepse është 21 vjeç. Sidoqoftë, mendoj se e ka fituar kombëtarja A.

Sa i përket lojës jam i kënaqur nga dëshira dhe serioziteti që lojtarët treguan në fushë. Pavarësisht se ishte miqësore, jemi ekipi kombëtar dhe duhet të jemi korrekt me fanellën që mbajmë veshur dhe kundërshtarin.

Jam i gëzuar nga ekipi dhe dua t’i falënderoj. Çelhaka? Ka pësuar një dëmtim, ndaj nuk ishte”, deklaroi Bushi./newsport/