Mihal Bilek, trajneri i Kazakistanit, është i ndërgjegjshëm se ekipi i tij nuk futet si favorit në ndeshjen ndaj Shqipërisë.

Edhe pse kuqezinjtë janë mundur në ndeshjen e fundit nga Lituania, në konferencën e tij për shtyp, ai theksoi se ekipi i Rejas duhej respektuar si skuadër që shkonte në çdo fushë për fitore.

“Kanë një skuadër të mire. Kanë shumë të rinj që luajnë jashtë, në Serinë A, në Bundesligë. Kanë eksperiencë, kanë lojtarë shtalartë që luajnë në mbrojtje. Ata luajtën mirë kundër Bjellorusisë:

Edhe pse Shqipëria u mund nga Lituania, ata vijnë këtu për të fituar. Edhe ne jemi mundur nga Bjellorusia, ndaj duam që të sigurojmë një rezultat më të mirë në ndeshjen e nesërme”, tha trajneri.

Trajneri shpjegon se me situatën e COVID, çdo lloj plani i kombëtareve vazhdon të jetë në ajër. “Ky është një vit shumë i çuditshëm. Fillimisht u anulluan miqësoret, pastaj ndeshjet zyrtare. Tani duhet të luajmë çdo katër ditë.

Kishim dy ditë pushim, pastaj stëvitje taktike, përgatitje për ndeshjen, punuam një ditë për kombinimet. Duhet të tregojmë në fushë që ne kemi një skuadër të mirë”, tha ai para sfidës me kuqezinjtë. /vipsport/