Orë ankthi te Vllaznia, i gjithë ekipi dhe stafi teknik presin me padurim përgjigjen e autoriteteve shëndetësore, pas testeve të bërë të enjten.

Deri më sot nuk ka ardhur përgjigjia e tamponëve për shumicën e lojtarëve, por “Panorama Sport” mëson se në klub janë njohur me testin që bëri moldavi Eugenio Sidorenko.

Ky i fundit, bashkë me mesfushorin Behar Ramadani kanë bërë tamponët dy ditë më parë se lojtarët e tjerë. Fillimisht erdhi përgjigjia për Ramadanin, i cili rezultoi negativ.

Ndërsa sot autoritetet shëndetësore kanë konfirmuar se edhe Sidorenko ka rezultuar negativ. Një lajm i mirë ky deri në pritje të përgjigjes edhe për futbollistët e tjerë.

Kujtojmë që deri më tani kanë rezultuar pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, ndërsa nga stafi teknik zv.trajneri Elvis Plori.