Andrea Pirlo sheh Pep Guardiolën si shembullin që duhet ndjekur në botën e trajningut. Në një intervistë për faqen e UEFA-s, trajneri i Juventusit ka zbuluar se spanjolli është modeli i tij i preferuar për sukseset dhe atë që i jep futbollit.

“Në vitet që qëndrova pushim, nisa të studioja dhe pashë që ky pasion rritej ditë pas dite, kalimi në rolin e trajnerit ishte automatik.

Kam pasur fatin që të kisha trajnerë shumë të mëdhenj, nga Luçesku që ishte i pari, duke vazhduar me Lipin e Ançelotin, pastaj Konte e Alegrin. Kam pasur fatin të kem më të mirët në botë dhe jam i lumtur që kam punuar më ta.

Guardiola është një shembull për të gjithë, tregon dhe ka treguar se është më i miri, apo një prej më të mirëve, që kur ka drejtuar të rinjtë te Barcelona. Për një trajner të ri, që fillon të stërvitë dhe ka dëshirën të prodhojë një futboll argëtues, mendoj se është modeli që duhet ndjekur. Pastaj secili ka idetë e tij por ai është një simbol për të gjithë lëvizjen futbollistike”, tha Pirlo.

Sa u përket futbollistëve, shembullin e drejton aktualisht te Juventusi. “Jam shumë i lumtur që punoj me Ronaldon, është simbol i futbollit botëror dhe ta kesh çdo ditë në dispozicoin, ta shohësh të stërvitet, të kënaq jashtë mase, mua dhe të gjithë skuadrën.

Punon në moshën 35-vjeçare si të ishte një djalosh dhe ka ende të njëjtin pasion, është një shembull për të gjithë”, ishin fjalët e Pirlos. /vipsport/