Jurgen Klopp i tensionuar në derbi, portierin e kap gjumi në stolin rezervë

88

Derbi i Merseyside mes Everton dhe Liverpool ishte një takim plot tension dhe momente të diskutueshme, por jo të gjithë e kishin mëndjen te ndeshja.

Portieri i Liverpool, Caoimhin Kelleher dukej se ishte në gjumë në stol gjatë barazimit 2-2 në Goodison Park.

Kelleher, portieri i Liverpool, është kapur nga telekamerat në pankinë, ndërsa flinte me kokën mbështetur tek ulëset. Jurgen Klopp po shikohej i nervozuar si kurrë më pare pas barazimit të kundërshtarit, ndërkohë që irlandezi po bënte gjumin e bukurisë.

Në rrjetet sociale, kanë vërshuar fyerjet për portierin, sigurisht i kritikuar për mos respektim të fanellës dhe punës së skuadrës.