10 vite karriere si futbolliste gjithnje ne nivele te larta dhe jo me kot, ka qene nder lojtaret me te spikatura te kampionatit shqiptar.

Klaudia Rrotani jo me kot prej vitesh ka qene edhe anetare e ekipit kombetar, nderkohe qe ka gjithnje me te miren per skuadren e saj te zemres, “Juban Danjen”, te ciles i ka qendruar besnik qe nga fillimi i karrieres dhe deri diten qe vendosi ta linte sportin.

Por pak kohe me pare, 25 vjeçarja ka marre nje vendim te rendesishem per te ardhmen e saj dhe ndonese nuk eshte bere publik deri me tani per mediat, me ne fund zbulohet.

Sulmuesja e njohur ka vendosur t’i jape fund karrieres se saj si futbolliste. Nje vendim qe duket se e ka marre me dhimbje, por ka qene e vendosur per te bere divorcin perfundimtar me futbollin e luajtur dhe per kete arsye, keto kohet e fundit nuk i eshte bashkuar ne stervitje ekipit te “Juban Danjes”.

E kontaktuar nga “Shkodra Sport” Klaudia e pohon kete gje, por njekohesisht na jep edhe nje lajm tjeter teksa thote: “Po, eshte e vertete se e kam lene futbollin, por shpresoj qe ne nje te ardhme te shpejte te rikthehem serish prane tij, por kete here si trajnere”.

Ne fakt perfundimi i karrieres se saj qe ne kete moshe eshte nje humbje e madhe per futbollin shqiptar sepse kemi te bejme me nje lojtare cilesore e cila per 10 vite me rradhe la gjurme me lojen dhe golat qe ka shenuar./SHKODRA-SPORT.COM/