Ishte planifikuar të luhej nesër një tjetër ndeshje miqësore për Vllazninë, pikërishte ajo ndaj Besës, por kjo ndehsje është anulluar sepse stadiumi “Loro Boriçi” ende nuk është gati për të pritur një ndeshje pas ndërhyrjes që është bërë në tapetin e tij.

Në këto rrethana, stafi teknik i ekipit shkodran është detyruar të ndryshojë planin stërvitor dhe për rrjedhojë në seancën e pasdites së sotme ka zhvilluar ehde një ndeshje kontrolli brenda- përbrenda ekipit.

Përballje të tilla në fakt shoqërohen me rivalitet dhe nuk mungojnë edhe ngacmimet në mes lojtarëve teksa e gjitha në fund kalon me humor.

Edhe në ndeshjen e zhvilluar sot ka patur rivalitet dhe madje për të shpallur fituesin është dashur edhe gjuajtja e 11-metërshave dhe në fakt me pritjen që ka bërë portieri Qarri, e ka shpallur fitues ekipin ku bënte pjesë edhe kapitenit Gurishta.

Formacioni i ekipit fitues ka qenë ky: Në portë me formacionin fitues ka qenë Qarri, e për të vazhduar me mbrojtjen ku kanë luajtur Gurishta, Shehi e Adili, me mesfushorët Krymi, Ramadani, Bardulla e Hoxha ndërsa në sulm kanë luajtur Imeri, Kruja e Da Silva./SHKODRA-SPORT.COM/