Diego Armando Maradona dhe Pele cilësohen nga të gjithë si dy futbollistët më të mirë të historisë së futbollit.

Argjentinasi feston 60-vjetorin e lindjes ditën e sotme dhe urimi më i veçantë i ka ardhur nga legjenda braziliane.

“Do të mbështes gjithmonë, miku im i shtrenjtë. Nuk do rresht kurrë së duartrokituri.

Shpresoj dhe uroj që udhëtimi yt të zgjasë sa më shumë, në mënyrë që të kesh mundësinë të buzëqeshësh pafund dhe të më bësh të qesh edhe mua.

Gëzuar ditëlindjen miku im“, shkruan Pele, i cili festoi 80-vjetorin e lindjes pak ditë më parë dhe Maradona zgjodhi këto fjalë për ta uruar: “Gëzuar dhe jetë të gjatë mbreti Pele“. /abcnews/