Tek Akademia Vllaznia jane premtuar disa ndryshime per sezonin e ri dhe nder te tjera eshte garantuar edhe permiresimi i kushteve te stervitjes.

Perpos plotesimit me bazen materiale, diten e sotme mesohet se jane ndryshuar edhe projektoret e fushes “Reshit Rusi”, fushe ku bejne stervitje ekipet e kesaj Akademie.

Kjo gje behet e ditur ne faqen e Akademise, ku shkruhet:

“Ashtu siç ishte premtuar, drejtuesit e Akademisë dhe të klubit Vllaznia vijojnë punën për përmirësimin e kushteve të stërvitjes për ekipet e Akademisë dhe për këtë arsye, gjatë ditës së sotme është bërë zëvendësimi i projektorëve të fushës “Reshit Rusi”.

Kjo do të thotë se tashmë ndriçimi tek kjo fushë është shumë më i mirë dhe kjo do t’i lehtësojë ekipet në procesin stërvitor”.