Vite më parë është kërkuar që të ndryshojë formati i Kategorisë së Parë, por FSHF e zënë ngusht dhe pas shumë propozimeve të klubeve e bëri një gjë të tillë. Ndërkohë që këtë verë arriti që “tak- fak” të ndryshojë Kupën e Shqipërisë, e të hedh një short që vetë ata e dijnë se si e shpikën…

Por, jo vetëm kaq, vite më parë shumë klube kanë kërkuar që të ketë më shumë të huaj në fushën e blertë dhe numri i tyre të shkojë në pesë. Kërkesat kanë qenë të shpeshta e nga shumë klube, por që nuk janë plotësuar.

Por, duket se këtë sezon, edhe për shkak të pandemisë, dhe nisur nga bojkoti, Duka duket se do t’ua bëjë qejfin klubeve dhe mesa duket do të lejohen 5 të huaj në fushë. Të shohim, nëse do të jetë për këtë sezon, apo për më shumë, duke qenë se prioritet kanë paur lojtarët e rinj vendas, e aq më tepër që edhe lojtarët nga Maqedonia e Veriut nuk trajtohen si të huaj…/Vipsport/