Bëri shumë bujë lajmi se Lacio ka marrë një avion privat, e madje edhe një nga futbollistët kryesorë të skuadrës si Luis Alberto u habit me këtë vendim të klubit, i cili në këtë kohë krize kërkoi shkurtimin e rrogave të futbollistëve, por kreu një investim jo të vogël me çarterin.

Megjithatë, sido të jetë tashmë Lacio ka një çarter, i cili në fluturimin e tij të parë nuk ka qenë shumë me fat për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në Crotone.

Nëse në mbërritje pas dy-tre rrotullimeve mbi pistë, piloti ia doli ta ulte avionin duke marrë edhe duartrokitje, ditën e djeshme pas sfidës së Lacios, avioni nuk mundi të nisej.

Moti ishte shumë i keq dhe kështu, skuadra udhëtoi për dy orë me autobuz drejt një tjetër destinacioni, për t’ u rikthyer rreth mesnatës kryeqytet me Alitalia. Ndërkohë, avioni privat për skuadrën, do të presë përmirësimin e motit dhe më pas do të niset për në Romë. /VipSport/