Barcelona në mbrëmjen e djeshme nuk humbi vetëm tre pikë ndaj një rivali direkt për titull, siç është Atletiko Madrid. Katalanasit, kanë humbur për një kohë të gjatë edhe shërbimet e Serxhi Roberto dhe Xherrard Pike.

Mesfushori, i cili aktivizohet si mbrojtës, pas ekzaminimeve është mësuar se do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për dy muaj. Ndërkohë, më e rëndë paraqitet situata për Pike. Spanjolli, la fushën e lojës me lot na sy, duke kuptuar se bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, dëmtim që u konfirmua nga ekzaminimet.

Pike ka pësuar një dëmtim të ligamentit të gjurit të djathtë, e në këtë formë pritet të mungojë nga katër deri në gjashtë muaj. Këto dëmtime afatgjata i bashkangjiten atij të Ansu Fati, i cili deri në mars nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ronald Kuman. /VipSport/