Vllaznia po rikthehet. Shkodranët kanë grumbulluar 9 pikë në 3 ndeshjet e para, duke qënë në krye të tabelës. Në një lidhje me Supersport, trajneri Brdariç foli për shumë tema. Diçka u tha edhe për objektivin titull, me  ”timonierin” që preferoi të qëndronte me këmbë në tokë.

”Kemi shumë për të përmirësuar.  Nuk më shqetëson euforia. Jemi me këmbë në tokë. Duhet të punojmë shumë. Ne e dijmë që  është vetëm fillimi. Besoj se ekipi nëse punon, do kemi përmirësime dhe në të ardhmen.  Përqafimi? Trregon se skuadra e përjeton dhe ka punuar që ka qënë në këto pozita.

Nuk duhet të shpërqëndrohemi dhe të mendojmë se gjithçka është arritur. Ne do vijojmë rrugën tonë. E vlerësoj që jemi në këtë situatë. Kemi shumë rrugë për të bërë. Sot jemi në rrugë shumë të mirë.  

Kampionati gjerman? Besoj se shumë skuadra luajnë me lojtarë të mirë. Çdo ekip ka lojtarin e saj që është yll. Ka shumë ekipe që nuk kanë skuadër, por kanë yje. Kam parë edhe Tiranën me Young Boys. Besoj se duhet të ndërrohet mendësia e ekipit. Kanë një yll por u mungon fakti që janë skuadra.

Sa kohë duhet që Vllaznia të rikthehet e madhe? Besoj se në Shkodër janë realist. Sigurisht ata duan rezultate pozitive. Kjo është e qartë. Besoj se është investuar shumë që Vllaznia të arrijë lart. Ka nevojë për shumë investime. Kemi një President të ri. Ai është përpjekur të  ndërtojë ekipin. Besoj se kemi një qytet të bukur.

Duhet bërë një punë e mirë për të ardhmen.Kemi lojtar që shënojnë gola.  Në një ekip nuk vendosin vetëm ata që shënojnë, por edhe ata që mbrojnë. Nuk dua të bëj krahasime. Kemi marrë lojtarë cilësorë dhe me shumë vlera.  Ne kemi gjithçka në këndvështrim.

Ne duam një ekip të qëndrueshëm. E rëndësishme të punojmë me lojtarë që kemi për momentin. Besoj se kemi lojtarë të rinj, të cilët shpresojnë të jenë pjesë e Vllaznisë. Titulli? Nuk dua të përgjigjem. Njerëzit po flasin për këtë  gjë. Është ende shumë shpejt. E ardhmja? Nuk dua të flas për të ardhmen. Do e shikojmë në vijimësi” – Tha Bradriç.