Totenhemi mori një fitore të rëndëishme në ndeshjen e djeshme të Premier League, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Mançester Sitin.

Edhe pse nuk realizoi, Herri Kejn ishte një nga më të mirët në fushë duke asistuar në golin e dytë.

Pas sfidës, sulmuesi mori lëvdata edhe nga legjenda e Mançester Junjatid, Geri Nevill, i cili u shpreh se edhe pse mund të tallen me të, i duket sikur Kejn i ngjason pak Zinedin Zidan.

“Ai po luan në mënyrë brilante. E di që mund të tallen me mua që do them këtë, por kur kontrollon topin, i ngjason pak Zidan. Mënyra si e mbron topin… Askush nuk mund t’i afrohet”, u shpreh Kejn. /VipSport/