Pas shiut, lind gjithmonë dielli. Të gjithë e mbajnë mend rënien nga Kategoria të Vllaznisë në vitin 2018, për herë të parë në historinë e saj. Lotët rridhnin në sytë e çdo shkodrani, pasi tashmë edhe vetë historia kishte rënë.

3 vjet më pas, pas shumë vështirësish, ekipi dhe klubi kanë ndryshuar rrënjësisht. Vllaznia renditet e para në kampionat, teksa pas 3 ndeshjesh, ka 9 pikë të plota.

Ajo që bind nuk është vetëm rezultati, por edhe loja. Me një merkato shumë të mirë, afrime lojtarësh jo me emra të mëdhenj, por ata që ia dalin të bëjnë diferencën.

Mbrëmë pas triumfit 3-2 ndaj Tiranës, tifozët vërshuan në rrugë, jo për të festuar fitoren, por për të festuar ringjalljen e ekipit të tyre. Tanimë objektivat dihen, pasi në Shkodër vërtetë jetojnë me futbollin./newsport/