Vllaznia mori fitoren e 3-të radhazi në kampionat. Shkodranët mposhtën me rezulatin 3-2 Tiranën me golin e Dungës në minutën e fundit të ndeshjes.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, sponsori Alban Xhaferri foli për këtë fitore madje u dërgoi edhe një mesazh tifozëve të Vllaznisë.

“Lojtarëve u kemi dhënë ca ngjala për të ngrënë që janë në këtë formë (qesh). Ndaj Tiranës ishe një fitore prestigji pasi kishim rreth 3 vite që nuk fitonim.

Erdhi momenti që ky takim ishte përtej fitores dhe u bë një lojë e bukur dhe në fund arritëm të fitonim. Unë kam një mesazh për të gjithë tifozët shkodran, që zonja e rëndë Vllazni po rikthehet”./newsport/