Në Shkodër kujtimet e titullit të fundit janë të largëta dhe uljet e ngritjet e viteve të fundit e problemet në administrim prej kohësh kishin ngritur një mur mes skuadrës dhe tifozerisë, në qytetin ku lindi futbolli.

Por thellë në zemër, të çdo shkodrani, Vllaznia është gjithmonë e pranishme dhe mjafton një fillim kampionati si ky i sivjetshmi, që skenat e fund takimit me Tiranën, në një stadium të boshatisur për shkak të pandemisë, të të se sa shumë ka nevojë jo vetëm futbolli shqiptar, por dhe qyteti i shkodrës për ngjyrat kuqeblu.

3 fitore në 3 ndeshje nuk është se sollën titullin në “Loro Borici” dhe pse një diferencë me ndjekësit është krijuar në vetëm 3 javë, por bindja dhe mes tifozerisë që Vllaznia është e pranishme për objektiva të rëndësishëm dhe puna e mirë që po kryen stafi teknik, të bëjnë të mendosh se në Shkodër ka nisur më në fund të punohet për të rikthyer Vllazninë aty ku i takon.

Pavarësisht ndryshimeve të futbollit modern, historia nuk mund të shuhet asnjëherë, sidomos në klube që fitoren e kanë në traditë, e sidomos në klube, që nuk përfaqësojnë vetëm një emblemë, por një qytet dhe një traditë të këtij sporti në këtë vend.

Ndaj në mos këtë vit, nëse vazhdohet në këtë mënyrë, skena me Vllazninë kampione, me një qytet të pushtuar nga ngjyrat kuqeblu me siguri do të shohim sërish, sepse Vllaznia është zemra e Shkodrës, dhe jo vetëm.