Emocionet e fitores ndaj Tiranes tashme kane filluar te lihen pas dhe ne kampin shkodran kane nisur pergatitjet per sfiden e rradhes, ate qe do te luhet te merkuren ne Durres ndaj Teutes.

Ne lidhje me kete ndeshje ka folur mbrojtesi Mevlan Adili i cili ka qene i ftuar ne emisionin “Sport Arena” ne TV Rozafa i cili ka shprehur besimin se Vllaznia do te luaje per te marre rezultat pozitiv edhe ndaj Teutes.

“Teuta ka nje ekip shume te mire dhe te gjithe e kane konsideruar ate pretendente per kampione dhe besoj se do te jete e tille. Madje edhe gjate sezonit te kaluar, ka qene nje nder ekipet qe kam pelqyer nga menyra si luante.

Ka patur nje grup shume te mire dhe jo me kot fituan edhe Kupen e Shqiperise. Per ne nuk do te jete nje ndeshje aspak e lehte.

E perseris Teuta ka nje ekip shume te mire, ka nje trajner shume te mire qe e njeh futbollin shkodran sepse ka qene pjese e tij dhe une jam njohur me historine e tij, kam pare golat e tij dhe kuptohet qe kjo ka bere qe te kem shume respekt per te.

Por une mendoj se do te shkojme ne Durres me gjakftohtesi, do te synojme te luajme lojen tone dhe nese do te merrnim pike ne kete ndeshje, do te ishte shume mire per Vllaznine”- ka deklaruar Adili./SHKODRA-SPORT.COM/