Vllaznia e meritonte fitoren ndaj Tiranës. Ky është mendimi i Shkëlqim Muçë i cili në “Rubrika Sportive” ka bërë analizën e klasikes të kampionatit shqiptar duek vlerësuar të mriat e të metat e të dy ekipeve.

“Ndeshjet mes Vllaznisë dhe Tiranës janë interesante e të bukura në vite, luajnë gjithmonë për fitore. Nuk ka ndeshje ku skuadrat bëjnë llogari, ndaj u bë ndeshje e bukur e interesante ku kërkonin fitoren, nuk pamë ekipe që rrinin me kujdes, ekipe që mbroheshin e kundësulmonin.

Nga të dy palët pamë lojë, mund të dominonte një ekip apo tjetri. Vllaznia duhet të rregullojë mbrojtjen se nuk ishet shuëm e vendosur mirë mbrapa. Tirana mund ta godiste por kjo rregulloi ndeshjen, se ishte e hapur.

Futbolli të dhuron emocione edhe në sekodnat e fundit dhe ia dha Vllaznisë. Me tifozë kjo ndeshje do të ishte e shkëlqyer. Mbi të gjitha është fillim kampionati, do të shërbejë shumë për frymën që ka krijuar, për të rritur optimizmin.

Por duhet të analizojnë mirë ndeshjen se pashë vështirësi në vendosjne e mbrojtjes dhe ndaj skuadrave me sulmues të mirë duhet kujdes.

Tirana kishte shumë mungesa për dëmtime, Ndoshta me ata mund të ishte një ndeshje tjetër. Megjithatë, nga ajo që pamë, Vllaznia e meritoi fitoren. Tirana të them të drejtën ka bërë një hap mbrapa nga ku ishte dhe ku është, në organizim e lojtarë:

Pritnim që ajo frymë që u krijua shumë e mirë, dolën kampionë e morën të ardhura. Të gjithë pritnim që niveli të rritet e jo të bjerë, pritnim të përmirëoshet skuadra me lojtarë më cilësorë. Ajo është kthyer mbrapa, është kthyer në shtatorin e 2019, problemet me trajnerin, lojtarët e largimi i disave në klub.

Ekipi do të dobësohet, duhet të menaxhohej mirë kjo situatë dhe ekipi është dobësuar. Po të shohësh rezervat, ata që futen nuk kanë stof për të nxjerrë kampion Tiranën. Ardhjet e reja kanë bërë që nuk ka harmonizim, por ka cilësi.

Duhet të merrnin mbrojtës më të mirë, sidomos në qendër se dëmtohen e nuk shoh të ketë rezerva. Vangjeli jep maksimumin por nuk është natyral. Për mua, ka bërë hap mbrapa në krahsim me ku ishte. Ajo ndërhyrje te penalltia është e një lojtari amator”, tha Muça. /vipsport/