Në dekadën e fundit, në futbollin shqiptar janë parë shumë jo vetëm lojtarë nga Afrika dhe nga shtete të ndryshme të Kontinentit të Zi, por edhe femra futbolliste që kanë luajtur në ekipe futbolli. Te Vllaznia, Apolonia etj.

Por, se fundmi edhe tek Tirana që këtë sezon ka krijuar ekip futbolli dhe merr pjesë në kampionatin zyrtar të femrave që organizohet nga FSHF-ja. Madje, ajo që bie në sy është se vëlla e motër nga Kameruni luajnë në futbollin shqiptar dhe madje ndihen shumë mirë.

Edi Boyom, një emër i njohur dhe që ka spikatur me performancën e tij në elitë, me Luftëtarin fillimisht, e pastaj me Kastriotin. Por, në futbollin shqiptar luan edhe motra e tij, madje është pjesë e skuadrës së Tiranës në futboll. Rastësi e bukur…

/Vipsport/