Gjeografia e futbollisteve shkodrane ne ekipet e Kategorise Superiore eshte shtuar edhe me teper kete sezon dhe “rekordin” e mbajne aktualisht Teuta dhe Bylis.

Tek kjo e fundit ne fakt te shtunen qe shkoi ka debutuar per here te pare ne nje ndeshje kampionati, nje 17 vjeçar. Behet fjale per Marçelino Preken.

Ka qene minuta e 73-te e ndeshjes kur trajneri Dovedan ka vendosur ta hedhe ne fushe mbrojtesin shtatelarte ne ndeshjen ndaj Skenderbeut.

Besimi i treguar ndaj ketij lojtari eshte shembulli me i mire qe drejtuesit ballshiote kane nje vemendje maksimale ndaj elementit te ri dhe njeri prej tyre eshte Preka.

Nje lojtar qe prej 2-3 vitesh eshte provuar ne ekipe te ndryshme italiane por ne vere edhe tek Porto, por tashme ka hedhur kembet tek Bylis dhe mbase do te jete ky ekip qe do ta kaloje ne Europe pastaj./SHKODRA-SPORT.COM/