Ish-gjyqtari i Superligës, Bujar Pregja I ftuar në emisionin “Pressing” bëri moviolën për klasiken e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana e mbyllur me rezulatin 3-2.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Marku me penallti pas faullit që Najdovski i Tiranës shkatoi ndaj sulmuesit të Vllaznisë.

Pregja u shpreh se mbrojtësi bardheblu duhej të ndëshkohej me karton të kuq pas këtij faulli.

Penalltia e Vllaznisë? “Ka një pengim nga mbrojtësi Najdovksi ndaj sulmuesit të Vllaznisë.

Kriteret që përdorën për masë disiplinore në këto raste mendoj se ishte edhe kartoni i kuq pasi I heq mundësinë e shënimit.

Në rast se mbrojtësi lufton për topin jepet kartoni i verdhë, por nëse mbrojtësi e bën me qëllim faullin jepet penallti dhe karton i kuq”./newsport/