Vllaznia është skuadra më e vjetër e futbollit shkodran dhe historia e saj ka bërë që të mbërthejë rreth vetes një numër të madh tifozësh. Dhe nuk janë vetëm ata të cilët ndodhen aktualisht në Shkodër, por edhe të rrethet e tjera të Shqipërisë si dhe në shtete të ndryshme.

Janë edhe shumë joshkodranë por që futbolli i kësaj skuadre i ka bërë për vete në vite duke u impresionuar nga loja e shkëlqyer. Vllaznia e sivjetme duket se po rikthen entuziasmin tek të gjithë tifozët e kësaj skuadre dhe ecuria e deritanishme ka bërë që tifozët e saj të shpresojnë.

Sot do të ndalemi tek një tifoz i veçantë, pedagogu i Departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Tiranës, Dr. Enis URUÇI, me të cilin “Shkodra Sport” ka zhvilluar një intervistë të cilën mund ta ndiqni më poshtë:

– Profesor Enisi, si e perjetuat fitoren e fundit te Vllaznise ndaj Tiranës?

Une jam tifoz I kahershem I Vllaznise dhe e kam ndjekur qysh ne femijeri rregullisht këtë skuadër.

Natyrisht, gjithmone fitoret e Vllaznise me kane gezuar dhe me kane sjellur kenaqesi te madhe. Vllaznia dhe Tirana jane konkurrente te vjeter me njeri-tjetrin dhe ndeshjet mes tyre jane ndjekur me interes nga publiku sportdashes ku te dy ekipet kane patur uljet e ngritjet e veta.

Natyrisht fitorja 3-2 e Vllaznise ishte fitore e merituar dhe pergezoj me gjithe zemer futbollistet e stafin per kete fitore.

-Çfare eshte Vllaznia per ty?

Vllaznia per mua eshte ekipi im I zemres dhe nuk e kam nderruar me asnje ekip ne Shqiperi qysh ne femijeri e ne vazhdim. Per mua Vllaznia eshte nje nga simbolet e qytetit te Shkodres dhe eshte ekipi me I vjeter ne Shqiperi.

Vete data 16 Shkurt 1919 flet qarte per vlerat dhe traditen e ketij ekipi sportiv. Fitoret e Vllaznise jane pritur gjithmone me gezim ne qytetin e Shkodres dhe jane kthyer ne festa popullore.

– Qysh kur e ndiqni Vllaznine?

Sic ju thashe edhe me lart kam shkuar rregullisht qe ne moshen 8 vjeçare e ne vazhdim me miqte e njerezit e mi ne stadiumin e qytetit te Shkodres dhe jashte saj.

– Sa je I lidhur me ngjyrat kuqeblu?

Une e thashe, ekipi Vllaznia nuk eshte thjesht nje ekip sportiv, por nje simbol I qytetit te Shkodres dhe I sportit shqiptar. Per rrjedhoje edhe ngjyrat e ketij simboli kuqeblu jane ngjyra te dashura per tifozet e ekipit te futbollit Vllaznia.

– Edhe familja juaj ka nje kontribut sado te vogel ne mbeshtetjen ndaj futbollit shkodran. A duhet te bejne te gjithe pushtetaret te njejten gje ashtu siç bejne ata te kryeqytetit?

Eshte e vertete qe mamaja ime Esmeralda Uruçi ka dhene kontributin e saj per qytetin e Shkodres ne fushen e artit, kultures dhe sportit.
Ne vitet 2000-2001 kur ajo ishte minister ne qeverine shqiptare ajo dha fonde per organizimin e femijeve ne Shkoder, rikonstruksionin e kalase Rozafat dhe te teatrit Migjeni.

Veçanerisht ajo u interesua per dhenien e fondeve per rikonstruksionin e Stadiumit te Shkodres “Loro Boriçi”.

U siguruan dhe u investuan fonde per ndenjesa te reja ne tribunat kryesore te saj, per ndriçimin e stadiumit ku do te zhvilloheshin ndeshjet nderkombetare. Perpjekjet e saj u realizuan me sukses dhe stadiumi mori vlera te tjera.

Per angazhimin e saj u vleresua ne ate kohe nga qeveria Shqiptare, nga sportdashesit si dhe nga drejtuesit e asaj kohe te Vllaznise si sponsori e Presidenti I skuadres Z.Myftar Çela etj.

– Cili është urimi juaj për Vllazninë e sivjetme?

Uroj me gjithe zemer qe ardhja e z.Alban Xhaferri se bashku me stafin e drejtuesit e rinj te filloje nje cikel I ri per KF VLLAZNIA e te kthehet me dinjitet ne majat e ne ekipet me te mira shqiptare sepse aty e ka vendin si nje zonje e rende e futbollit shkodran dhe atij shqiptar./SHKODRA-SPORT.COM/