Ecuria e mirë e Vllaznisë në këtë fillim- kampionati ka bërë për vete jo vetëm tifozët, por edhe ish- futbollistët dhe specialistët. Njëri prej këtyre të fundit është ish- futbollisti i kësaj skuadre të viteve ’70 Fatmir Lugji.

Ai ka qenë i ftuar në emisionin “Sport Show” në TV1 Channel dhe duke analizuar ecurinë e ekipit në ndeshjet e para, ka deklaruar:

Ndjej një kënaqësi shumë të madhe për ecurinë që ka patur ekipi i Vllaznisë në këto tre ndeshjet e para të kampionatit dhe sidomos në këtë ndeshjen e fundit me Tiranën.Tashmë janë formalizuar si ekip dhe kam mendimin se e ardhmja e Vllaznisë do të jetë e ndritur.

Them kështu sepse besoj te stafi teknik, por ajo që më pëlqen tek trajneri është se pavarësisht sukseve në këto ndeshje, sërish gjen gabime tek ekipi dhe bashkë me lojtarët mundohet t’i korigjojë ato.

Besoj se Vllaznia ka për të bërë gjëra të mira në këtë sezon dhe ajo ka për të qenë ndër ekipet elitare të Superligës./SHKODRA-SPORT.COM/