Vllaznia e ka nisur mbare kampionatin dhe pas tre javesh kryeson me merite renditjen. Kjo do te thote se tashme syte e te gjitheve jane te fokusuar tek ajo. Kundershtaret ne gare se kush do te jete i pari qe do ta ndale, analiste dhe opinioniste per te pare forcen e vertete te kesaj skuadre, nese ajo ka “kellqe” per te pretenduar, e po ashtu edhe tifozet duke shpresuar qe me ne fund te jete skuadra qe do t’i gezoje.

Por ka nga ana tjeter, ka edhe nga ata qe ndoshta mund te tentojne ta ndalin edhe ne menyra te tjera dhe ne Shkoder kane nisur te kene frike edhe nga arbitrat. Tifozet kuqeblu kane mesuar se arbiter i ndeshjes do te jete ai i FIFA-s, Eldorian Hamiti.

Kjo ende nuk eshte e konfirmuar ngaqe FSHF nuk i zbardh emrat e arbitrave deri nje ore para ndeshjeve, por edhe nese do te jete Hamiti nuk eshte gje e keqe. Ne fund te fundit eshte nje nga me te miret ne Shqiperi dhe ne nje ndeshje te tille kaq te rendesishme, ai duhet te jete ne fushe.

Me shume mundesi, perballja Teuta- Vllaznia do te kete edhe arbitra pas porte dhe po keshtu, edhe kjo eshte normale per nje sfide te tille.

Ajo qe duan dhe kerkojne shkodranet, eshte vetem drejtesi. Kjo ngaqe ne tre javet e para te kampionatit, ndaj saj kane gabuar dy arbitrat e tjere te FIFA-s.

Ne javen e pare, Juxhin Xhaja dhe asistentet e tij me dy vendime foshnjarake i kane mohuar Vllaznise dy gola per pozicion jashte loje. E nese per njerin eshte fajtor kryesor anesor, tek tjetri ishte kryesori i FIFA-se se topi iu pasua Isaevskit nga mbrojtesi i Apolonise dhe Xhaja e kishte para syve çdo gje.

Ne javen e trete nderkohe, Enea Jorgji gaboi ne minuten e 23-te kur akordoi 11-metersh per Vllaznine por nuk dha karton te kuq per mbrojtesin Najdovski. Dhe te mos harrojme nese Tirana do te kishte mbetur me 10 lojtare qe ne kete minute, gjerat do te ishin ndryshe.

Moviolistet e ballancojne kete gabim te Jorgjit me kartonin e dyte te verdhe te padhene per Krymin ne minuten e 79-te, por nese do te kishte dhene te kuqin e pare, ndoshta i dyti do te ishte i panevojshem per t’u marre nga mesfushori i Vllaznise sepse gjerat do te kishin shkuar ndryshe.

Dhe sot eshte rradha e Hamitit, shpresojme per te mos gabuar. Arbitri lezhjan ne fakt ka dhene prova qe Vllaznine “s’e ka shume per zemer’ dhe e kunderta me Teuten. Shpresojme te mos jete keshtu edhe kete here. Ne fushen e “Niko Dovanes” duhet te fitoje me i miri dhe jo ai qe deshiron arbitri!
SHKODRA-SPORT.COM