Njihen prej kohesh dhe kane raporte te mira. Ndoshta u ka rastisur edhe te luajne kunder njeri- tjetrit kur Edi Martini luante per Eintraht Frankfurt ndersa Brdariç me Fortuna Keln.

Ata kane shume ngjashmeri me njeri- tjetrin. Jane te dy te datelindjes 1975, kane lindur te dy ne te njejtin muaj- janar, kane luajtur te dy si sulmues, pelqejne te dy futbollin ofensiv dhe po ashtu mund te kene edhe shume gjera te tjera te perbashketa, por sot do te kene edhe objektiv te kundert sepse secili deshiron te fitoje ekipi i tij.

Trajneri aktual i Vllaznise e ka pranuar edhe dje ne konferencen per shtyp se komunikon shpesh me kundershtarin e tij te sotem, por kjo nuk do te thote asgje sepse pasdite do te synoje ta munde.

Ashtu siç do tentoje te beje edhe trajneri aktual i Teutes. Ky i fundit ka lene pas nje sezon te shkelqyer me durrsaket duke fituar Kupen e Shqiperise, Superkupen dhe duke kaluar edhe nje tur ne Kupat e Europes. I ka arritur keto sepse krijoi frymen e grupit ne skuader, gje e cila duket se tashme ka filluar te prishet.

Polemikat me Lorenco Vilen dhe pezullimi i tij, jane sinjale qe gjerat tek Teuta nuk po shkojne ashtu si duhet. Krejt e kunderta ne kampin shkodran ku tre fitoret e para jane arritur pikerisht prej frymes se grupit qe ka injektuar Brdariç.

Kush do te fitoje sot, Martini apo Brdariç? Kjo mbetet per t’u pare sepse te dy ata e deshirojne nje trepikesh, madje trajneri i Vllaznise mund te ishte i kenaqur edhe me barazimi, gje qe nuk mund te thuhet per ate te Teutes./SHKODRA-SPORT.COM/