Shpresat per nje ringritje te ekipit Vllaznia U17 pas asaj fitoreje te thelle te shtunen ndaj Shkendise se Durresit, duket se kane zgjatur fare pak.

Paraditen e sotme ekipi shkodran i eshte rikthyer serish humbjeve ne kampionat sepse ne kuadrin e javes se peste te tij eshte mundur me rezultatin 1-2 nga Brians ne ndeshjen e luajtur ne Lezhe.

Kane qene vendasit qe kane shenuar shume shpejt dy gola me ane te Myrtes dhe Bibes ne minutat 6 dhe 22 duke bere qe futbollistet kuqeblu te vihen ne veshtiresi.

Ata jane munduar te reagojne, por e kane patur te veshtire ndaj vendasve dhe per pasoje kane arritur vetem te ngushtojne shifrat ne minuten e 60-te me ane te nje 11-metershi te shnderruar ne gol nga Cungu.

Perfundimisht 2-1 per Brians qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 10 pikeve dhe mban vendin e trete ne renditje, ndersa Vllaznia U17 ka mbetur ne kuoten e vetem 3 pikeve dhe ndodhet e pozicionuar ne vendin e tete te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/