Vllaznia do te luaje sot ne oren 16:45 ndeshjen e rradhes, ate ndaj Teutes pikerisht ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit, ndeshje kjo e vlefshme per javen e katert te Kategorise Superiore.

Kuqeblute jane qe ne mesditen e djeshme te akomoduar ne qytetin bregdetar dhe tashme presin vetem oren e ndeshjes per te zbritur ne fushen e lojes.

Trajneri Brdariç mesohet se ka vendosur edhe per formacionin me te cilin do ta nise ndeshjen ndaj durrsakeve dhe ajo qe konstatohet eshte fakti qe nga minuta e pare do te jene serish te njejtet futbolliste qe kane luajtur edhe ne ndeshjet e kaluara.

Keshtu, ne porte do te jete Zogoviç, ndersa treshja e mbrojtjes do te jete e perbere nga Gurishta, Adili dhe Imami.

Mesfusha e dendur do te formohet nga Krymi e Marku ne qender dhe Victor da Silva pak para tyre, nderkohe qe dy lojtaret e kraheve do te jene Kruja dhe Isaevski.

Dyshja e sulmit sakaq do te formohet nga Dilaver i cili do te kete edhe ndihmen e Imerit. Me kete formacion Vllaznia i ka fituar te tre ndeshjet e para dhe per kete arsye, me te do te synoje edhe te katerten rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/