Mbyllet me avantazhin 2-1 ne favor te Kukesit pjesa e pare e ndeshjes qe po luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”. Vllaznia nuk ka arritur ta ruaje dot avantazhin e krijuar shpejt sepse miqte kane shenuar dy here.

Vllaznia i beri nje nisje e shkelqyer e lojes per kuqeblute te cilet tashme po kontrollojne gjithcka ne fushen e lojes. Ka qene minuta e trete e ndeshjes kur Dunga shfrytezon mjaft mire nje top te mbetur ne zone dhe fare prane portes nuk heziton ta godase dhe ta dergoje ate ne rrjete duke kaluar ne avantazh kuqeblute.

Por 10 minuta me vone eshte nje aksion i shpejte i kukesianeve qe e gjen te papergatitur mbrojtjen shkodrane dhe ndonese fillimisht portieri Zogoviç e grushton topin, ai shkon tek Ibraimi qe gjuan sakte dhe barazon shifrat.

Ne minuten e 22-te nderkohe eshte akorduar nje 11-metersh nga ana e arbitrit Meta per prekje te topit me dore nga njeri prej lojtareve te Vllaznise. Nga pika e bardhe, Ibraimi eshte i sakte duke shenuar golin e dyte dhe duke kaluar ne avantazh Kukesin.

Ne minuten e 25-te Dunga ka nje mundesi shume te mire per te barazuar, por gjuajtja e tij pritet nga portieri Tafas. Me kalimin e minutave Vllaznia eshte e paqarte ne kerkim te golit te barazimit dhe per pasoje, pjesa e pare do te mbyllej me avantazhin e kukesianeve 2-1.

VLLAZNIA- KUKESI 1-2

Shenues: Dunga ‘4/ Ibraimi ’13, ’22 (11-m)

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Dunga, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç

Kukësi: Tafa, Dragoshi, Bytyçi, Lulaj, Demiri, Ymeri, Lulaj, Limaj, Taipi, Ibraimi, Matheus Leiria, Gashi, Eze. Trajner: Rraman Hallaçi

Arbiter: Kridens Meta