Derbi, Tirana-Partizani që u luajt ditën e sotme u mbyll në barazim 0-0. Në një prononcim për emisionin “Paso”, djali i Kryeministrit Rama, Greg Rama ka zbuluar 3 arsyet se përse bën tifo për Tiranën edhe pse xhaxhai i tij, Olsi Rama është drejtori i Partizanit.

“E para, Tirana është persekutuar 50 -vjet nga Ministria e Mbrojtjes dhe e Brendshme, e dyta Tirana është identitet dhe nuk është ideologji dhe meqenëse xhaja im ka zgjedhur ideologjinë, unë do të mbaj identitetin, se ‘baba’ është jashtë loje, ngaqë Dinamon e mori lumi…. (qesh) dhe e treta se pse jam me Tiranën është se më pëlqejnë lojtarët e huaj të veshur me fanellën bardheblu.”

Thirrjet Rama ik në stadium? “Nuk më vjen mirë, por duhet ta pranojmë që jemi në demokraci, këtë ja them edhe vetes edhe shokëve të mi. Mendimi është i lirë…”

Në fund, Greg e mbyll duke thumbuar Partizanin. ” Edhe nëse fiton Partizani, Tirana nuk humbet…”/newsport/