Miralem Pjaniç ka nisur sezonin e tij të parë me Barcelonën, teksa pritej të ishte futbollisti që do të udhëhiqte mesfushën e katalanasve.

Mirëpo, deri në këtë pikë të sezonit, boshnjaku nuk kaluajtur me vazhdimësi dhe kjo periudhë mesa duket nuk është se i ka pëlqyer shumë.

Në një intervistë të fundit për Gazzeta Dello Sport, theksoi se nuk e di arsyen se pse nuk luan më shumë, por shton se më mirë se çpo bën aktualisht, nuk mund të bëj.

“Dua të luaj më shumë. Sinqerisht, nuk e kuptoj as unë pse është kjo situata aktuale. Kur trajneri ka pasur nevojë për shërbimet e mia, unë kam bërë mirë. Më shumë se kaq, nuk e di çfarë mund të bëj”, u shpreh Pjaniç. /VipSport/