Tomas Strakoshës i kushtoi shumë periudha e COVID, duke qenë se ditët që qëndroji jashtë fushave të blerta, i shfrytëzoi në maksimum zëvendësi i tij, Pepe Reina.

Spanjolli është paraqitur pozitivisht, ndërsa pas formës jo të mirë të portierit të kombëtares, vazhdon të jetë titullar për Lacion e pritet të jetë i tillë edhe në ndeshjen e nesërme të Ligës së Kampionëve ndaj Klub Bryzh, ku italianët do të luajnë për kualifikimin.

Reina, ka qenë prezent në konferencën e sotme për shtyp teksa mes temave të tjera, ka folur edhe për raportin e tij me Tomas Strakoshën.

“Të gjithë punojmë për të pasur një numër sa më të lartë paraqitjesh. Raporti im me Strakoshën është i shkëlqyer, bëjmë maksimumin duke mësuar nga njëri-tjetri.

Është avantazh fakti që si unë, ashtu edhe ai, jemi gati të luajmë në çdo moment.

Ky duhet të shihet si fat për skuadrën. Nuk duhet të ketë polemika. Unë tani jam i lumtur, por është për t’u vlerësuar edhe puna e Tomasit në çdo stërvitje, e jashtëzakonshme”, u shpreh Reina. /VipSport/