Burreli i Samuel Nikajt nuk ndalet ne pretendimet e tij dhe sot ka kaluar edhe nje tjeter rival, pikerisht Korabin e Peshkopise te cilin e ka mundur me rezultatin e paster 3-0.

Protagonisti kryesor i kesaj ndeshje ka qene sulmueis shkodran Donat Toma i cili i ka shenuar te tre golat e kesaj ndeshje duke merituar edhe “topin” e saj.

Ai e ka derguar topin ne rrjeten e portes dibrane ne minutat ‘5, 41’ dhe ’51 duke bere keshtu qe Burreli te marre nje trepikesh me shume vlere me te cilin kryeson i vetem renditjen.

Skuadra matjane eshte shnderruar ne nje nga protagonistet kryesore te kampionatit te kategorise se pare sivjet dhe me investimin e bere si ne stafin teknik ashtu edhe ne lojtare, po ia del ashtu si duhet deri tani teksa kryeson me merite renditjen.