Besëlidhja arriti të fitonte ditën e djeshme ndaj Erzenit me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga sulmuesi shkodran Arsen Hajdari. Ka qenë një fitore e rëndësishme e ardhur në momentin e duhur sepse lezhjanët po kalonin një periudhë jo shumë të mirë në kampionat.

Duke folur në lidhje me këtë ndeshje dhe për golin e shënuar, Hajdari është shprehur: “U kthyem më në fund. Pas dy ndeshjesh negative, gjetëm fitoren dhe jemi më shumë se të kënaqur.

Në fund të fundit pikët duhet dhe me to bëhen llogaritë. Tashmë na mbetet për detyrë që ta ruajmë vazhdimësinë dhe realizojmë objektivin madhor që i kemi vënë vetes për këtë sezon.

Jam mjaft i lumtur edhe që shenova. Ishte një gol i shënuar në një terren të vështirë dhe ndodh që në të tilla kushte mund të mos vijë kurrë vinte.

Gjithcka mbyllej pa gola dhe nëse do të ndodhte kështu, do të ishte vërtetë shokuese. Goli im peshon 3 pikë dhe kjo mjafton që të mbetemi seriozisht në vallen e pretendentëve”.

Arsen Hajdari me golin e shënuar dje, e çon në numrin tre të tyre gjatë këtij kampionati por me siguri që në javët e ardhshme ka për të shënuar edhe shumë të tjerë, për ta ndihmuar Besëlidhjen që të arrijë objektivin e saj./SHKODRA-SPORT.COM/