Rudi Vata rikthehet  në “Pressing” në ABC, këtë herë në studio dhe jo në një lidhje direkte. Sigurisht në fokus është Superiorja dhe normal Vllaznia kryesore është temë kryesore. Ish-kapiteni dhe ish-trajneri i shkodranëve e analizon kuqeblutë dhe garën në kampionat.

“Trajneri është shumë i rëndësishme, është deciziv. Nuk kam parë një Vllaznia kaq të lumtur këto 10 vitet e fundit. Pas humbjes me Kukësin ai tha se nuk jemi të fitojmë të gjitha ndeshjet. E hoqi presionin nga skuadra dhe di të menaxhojë situatat, nuk fut panik. Ai e ruan qetësinë. E shikon që skuadrat e tjera kanë probleme.

Kemi Kukësin që e nisi keq dhe më pas e mori veten. Vllaznia dhe Kukësi janë dy skuadrat më të mira. Tiranën e shikoj me problem të brendshme, Partizani nuk ka bërë dot merkato. Kanë shumë pak lojtarë. Vllaznia përfitoi më shumë se kushdo nga pandemia. Kanë marrë 14-15 lojtarë dhe kishin kohën e mjaftueshme. Lojtarët e rinj i janë përgjigjur, stoli është i lumtur.

Normalisht do gabojnë, nuk janë as Reali e as Barcelona. Janë shumë komod tani, presin të qetë Partizanin. Presin momentin e tyre, kanë qetësinë e duhur. Vllaznia e shfaq lojën e vet, shënon gola dhe pëson pak. Nuk shikoj ekip tjetër që mund ta kapë, veç Kukësit. Ndoshta edhe Partizani.

Edhe te Vllaznia do mendojnë për përforcimet. Ka shtatë pikë më shumë se Tirana.  Kush është në presion të gabojë, Vllaznia, apo Tirana? Tirana ka më shumë presion. Mendjemadhësia? Ka pak shkodranë në ekip, nuk ndikon në skuadër. Xhaferi është i qetë dhe plotëson kërkesat. Trajneri bën kërkesat e veta dhe ata bëjnë maksimumin t’ia plotësojnë. Kjo krijon qetësi dhe stabilitet.

Partizani të vetmin problem ka merkaton. Edhe në janar do e ketë të vështirë të bëjë ndërhyrje. Duhen futbollistë që bëjnë diferencën. Ata lloj lojtarësh u duhen të ngjiten. Kukësin e shikoj të fortë, sidomos me Ibraimin që është nga lojtarët më me vlera në kampionatin tonë. Partizanit i mungon njeriu gol. Vllaznia ka vite që nuk merr pjesë në kupat e Europës, tani janë ekipi më i uritur”. /abcnews