Merkatoja e janarit ka edhe gati tre jave per te startuar por tek Vllaznia kane nisur te bejne planet. Drejtuesit pritet te bejne 2-3 levizje ne skuader dhe per kete arsye, kane nisur kontaktet me lojtare te ndryshem.

Por nuk do te kete vetem afrime. Kuptohet qe ata do te vijne pasi te largohen disa te tjere nga kontigjenti aktual qe ne skuader dhe emri i pare duket se tashme eshte fiksuar.

Behet fjale per Christopher Mandiangu. Gjermano- kongolezi ende nuk ka debutuar ne kampionat, nderkohe qe ka luajtur vetem disa minuta ne ndeshjen e kupes ndaj Elbasanit dhe kaq.

U mendua se do te ishte nje nder lojtaret me te rendesishem te Vllaznise, nisur edhe nga CV-ja e tij, por ish- lojtari i kombetareve gjermane te moshave, ka qene i pafat sepse ka kaluar disa demtime njeri pas tjetrit. Per kete arsye, ai jo vetem qe nuk ka luajtur ende, por as nuk grumbullohet me skuadren per ndeshje.

Ne keto rrethana. gjasat jane qe ai te largohet, megjithate ende nuk ka asgje konkrete deri tani. Ditet e fundit te dhjetorit do te jene percaktuese per kete çeshtje./SHKODRA-SPORT.COM/